VIDEO| Dëshmia e qytetares së akuzuar se i shiti votën Fredi Belerit
14 Maj 2023 |
06:47
Një nga qytetaret e shoqëruara në komisariatin e Vlorës për shitje vote, ka konfirmuar mbrëmjen e së shtunës se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se nuk ka pasur ndonjëherë kontakt me Fredi Belerin apo bashkëpunëtorin e tij.
Valbona Bala ka dëshmuar se nuk i ka ofruar askush para për shitjen e votës, madje diçka të tillë ia kanë komunikuar në polici, duke i thënë se emri i saj është në listat e personave që kanë marrë para.
Më tej ajo sqaroi se punon si sanitare në shkollë dhe se Belerin, i cili është lënë në burg me vendim të Gjykatës së Vlorës, nuk e njeh fare.
Bala është marrë nga shtëpia e saj së bashku me djalin 18-vjeçar dhe janë dërguar në komisariatin e Vlorës, ku pas disa orësh janë lënë të lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve