VIDEO| Gjendet i dekompozuar në moçal trupi i 27-vjeçares polake në ishullin grek

19 Qershor 2023 | 10:24

Policia greke ka mundur të gjejë trupin e pajetë të 27-vjeçares nga Polonia, Anastasia Rubinskam, e cila u raportua e zhdukur që prej të hënës në ishullin Kos në Greqi.

Trupi i 27-vjeçares u gjet i dekompozuar në një moçal nga një prej vullnetarëve që i ishte bashkuar ekipit të kërkim-shpëtimit.

Trupi i vajzës u gjet i zhveshur dhe i mbështjellë me çarçaf, ndërsa pjesa e sipërme ishte e mbuluar me një qese plastike.

Pas gjetjes së trupit, policia tani po fokusohet në zbardhjen e krimit të tmerrshëm, ku i dyshuari kryesor është një 32-vjeçar nga Bangladeshi i arrestuar të shtunën.

Vendndodhja ku Anastasja u gjet e vrarë, e mbuluar me gjethe dhe degë, është rreth një kilometër nga shtëpia e 32-vjeçarit.

Telefoni celular i saj u gjet gjithashtu gjysmë kilometër larg shtëpisë së të dyshuarit, me kartën SIM të hequr.

Mediat greke raportuan se gjurmë të ADN-së së 27-vjeçares u gjetën në shtëpinë e të dyshuarit dhe se hetuesit policorë vunë re shenja gërvishtje në trupin e 32-vjeçarit.

Raportohet se i dyshuari i tha policisë se Anastasia dhe ai kishin kryer marrëdhënie në shtëpinë e tij para se ta linte në një vend ku do ta merrte partneri i saj.

Rubinska kishte mbërritur në ishullin Kos në Dodekanez me partnerin e saj polak për të punuar në një hotel në zonën Tigaki-Marmari gjatë sezonit të verës.

Ajo u raportua e zhdukur nga partneri i saj të martën, i cili i tha policisë se Anastasia e kishte kontaktuar mbrëmjen e së hënës për t’i thënë se ishte e dehur dhe pak më vonë ajo i dërgoi vendndodhjen e saj të saktë në mënyrë që ai të shkonte ta merrte. Por kur mbërriti, nuk gjeti njeri aty dhe celulari i saj ishte i fikur.

Policia bën me dije se po vijon hetimet në lidhje me zbardhjen e ngajrjes, ku si i dyshuar tashmë është marrë edhe shoku i dhomës së 32-vjeçarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026