VIDEO/ Grushte e shkelma, pamjet nga sherri në futbollin e femrave Tirana-Vllaznia
Një episod dhune është regjistruar në futbollin e femrave në Shqipëri, në përballjen mes Tiranës dhe Vllaznisë.
Në fushën Skënder Halili, u luajtën verëm 22 minuta lojë, për shkak të sherrit të ndodhur mes dy ekipeve të futbollit të vajzave Tirana-Vllaznia.
Protagonistët e këtij sherri ishin fillimisht vajzat në fushë dhe më pas ndërhyrja e stafeve teknike të të dyja ekipeve, deri tek futja në fushë e presidenteve të ekipeve. Në komisariatin nr.6 janë depozituar dy kallëzime një nga ana e Tiranës një nga ana e Vllaznisë.
Nga ana e skuadrave mike, Vllaznisë pretendohet që prej fillimit të ndeshjes janë hasur me dhunë psikologjike dhe ofendime deri tek përplasja fizike. Ndërsa nga ana e stafit të Tiranës pretendojnë se janë provokuar nga kundërshtarët e tyre.
Disa nga vajzat, kanë pasur dëmtime të lehta në pjesën e fytyrës si pasojë e sherrit. Policia pritet të bëjë veprime në marrjen në pyetje të dy stafeve teknike si edhe administrimin e kamerave filmike per të nxjerrë protaganistët.
Pritet te ketë edhe procedime penale për shkak se brenda fushës janë futur edhe persona të pa autorizuar duke shkaktuar dhunë.
LEXONI GJITHASHTU:
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë