Nuk ka përplasje tek Vllaznia, Osmani qartëson situatën, Gvozdenoviç i druhet Teutës
Java e 13-të e kampionatit shqiptar vjen të shtunën me 3 përballje, ku padyshim vëmendja më e madhe është në sfidën e kreut, Egnatia-Partizani. Renditja bën që interes të ketë edhe për ndeshjet e tejra, ku Vllaznia pret në shtëpi Lacin dhe Skënderbeu Teutën.
Tek shkodranët, situata është e qetë, ndërsa tekniku Osmani shuan zërat për përplasje.
“Nuk ka pasur përplasje, sigurisht jemi të shqetësuar pas asaj loje me Partizanin, por asgjë jonormale”, deklaroi Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë
Skuadra gjendet në zonën e ftohtë, por kjo gjë nuk e qetëson teknikun.
“Vërtet besoj në top4, pasi vendi 4 nga i fundit janë 3 pikë, ne jemi 2 pikë. Kampionati është i tillë që një seri fitoresh të con në katërshe”, tha Osmani.
Në Korcë situata është më pozitive, pasi barazimi me Tiranën ka kthyer disi qetësinë, edhe pse trajneri Gvozdenoviç i druhet Teutës.
“Patjetër është ndeshje e vështirë, të gjithë kemi nevojë për pikë, edhe ne. 5 ndeshje dy pikë është pak, nesër është e vështirë, por prapë mendoj vetëm për fitore dhe do mbarojë mirë ndeshja”, tha Gvozdenoviç.
Egnatia dhe Partizani janë dy skuadrat në krye të tabelës me nga 26 pikë të grumbulluara, edhe pse demat kanë një ndeshje më pak.
LEXONI GJITHASHTU:
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë