VIDEO| Hakmarrje për sherrin në Palasë, si u rrah brutalisht biznesmeni në Tiranë

7 Janar 2025 | 15:23

Një konflikt i nisur në verë në Palasë ka vijuar pas disa muajsh në kryeqytet.

Dy ditë më parë, Adriatik Roshi është sulmuar nga disa persona pranë zonës së ish-sheshit Shqiponja, teksa priste radhën në berberhane.

Tre persona të maskuar janë futur në ambjentet e biznesit dhe e kanë goditur brutalisht me sende të forta.

48-vjeçari ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.

Policia ka arrestuar Gani Koçekun dhe Ledio Tushën, ndërsa ka shpallur në kërkim Ronald Koçekun, Luçiano Koçekun, Dino Koçekun dhe Gëzim Koçekun.
Organizatori i dyshuar i këtij konflikti është biznesmeni Luçiano Koçeku, i njohur edhe me emrin Tur Koçeku.

Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu, dy automjete dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë ngjarjes.

Një shishe shampanjë dyshohet të ketë qenë zanafilla e sherrit në resortin luksoz në gusht të vitit të shkuar, ku Adriatik Roshi dyshohet të jetë konfliktuar dhunshëm me Tur Koçekun, pamje që u bënë virale në rrjetet sociale.

Në reagimet zyrtare që bëri policia në atë kohë, nuk përmendet emri i Adriatik Roshit, pasi disa persona nuk arritën të identifikoheshin, por ngjarja e ndodhur më 5 janar në Tiranë dyshohet të jetë një shenjë hakmarrje për konfliktin në Palasë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026