VIDEO/ Jahti luksoz “Dolce Vento” fundoset në udhëtimin e tij të parë
Një incident ndodhi të martën në brigjet e qytetit Zonguldak në Turqinë veriore, kur një jaht i ri luksoz me vlerë 800,000 euro u mbyt menjëherë pas nisjes së udhëtimit të tij të parë.
Sipas gazetës The Sun, jahti i quajtur Dolce Vento, me gjatësi rreth 24–30 metra, sapo kishte përfunduar ndërtimin në kantierin detar Med Yilmaz dhe ishte gati për të ofruar një përvojë të paharrueshme për pasagjerët e tij.
Nga pamjet e publikuara shihet se nisja në det ndodh pa probleme. Megjithatë, vetëm 15 minuta më vonë, ndodhi katastrofa: jahti filloi të humbiste ekuilibrin dhe u përmbys në det.
Në bord ndodheshin pronari, kapiteni dhe 2 anëtarë të ekuipazhit, të cilët arritën të shpëtojnë pa lëndime ndërsa një person shihet duke u ngjitur mbi pjesën e dukshme të jahtit që po fundosej dhe më pas hidhet në det.
Roja Bregdetare Turke dhe shërbimet e tjera të emergjencës reaguan menjëherë, duke marrë masa për të shmangur rreziqe të mëtejshme.
Operacionet për rikuperimin e anijes kanë nisur, ndërsa autoritetet e kantierit kanë njoftuar se do të kryhet një hetim i plotë për të zbuluar arsyet e fundosjes.
Sipas ekspertëve detarë, incidenti mund të jetë shkaktuar nga probleme në stabilitetin e anijes, veçanërisht në llogaritjen e lartësisë metacentrike – një gabim teknik i zakonshëm që mund të çojë në përmbysje të anijeve të reja.
Fundoset jahti luksoz 1 mln💲, pronari dhe ekuipazhi hidhen në det
Një jaht luksoz me vlerë rreth 1 milionë dollarë u fundos në ujërat e Zonguldak, Turqi vetëm 15 minuta pas nisjes.
Në bord ndodheshin pronari, kapiteni dhe 2 anëtarë të ekuipazhit, të cilët arritën të shpëtojnë pic.twitter.com/pFeJseRmTP
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) September 3, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht