VIDEO/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij darkojnë me çiftin Macron në Elysee

29 Tetor 2025 | 21:56

Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, janë pritur mbrëmjen e kësaj të mërkure nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, për një darkë zyrtare në Pallatin Elysee.

Kreu i qeverisë ndodhet në Francë, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes, që po zhvillohet në Paris.

Në këtë pritje morën pjesë edhe liderë të tjerë të ftuar nga Presidenti Macron, për të diskutuar mbi bashkëpunimin global dhe sfidat aktuale ndërkombëtare.

Më herët gjatë pasdites, kryeministri shqiptar mori pjesë në një bashkëbisedim me Gilles Gressani, drejtor i “Le Grand Continent”, me temë “Diplomacia në një botë të ndarë: Lidershipi rajonal dhe e ardhmja e multilateralizmit”.

Më pas, Rama mori pjesë edhe në një sesion të Forumit së bashku me Macron dhe disa liderë të tjerë botërorë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026