VIDEO| Rama pret delegacionet e vendeve pjesëmarrëse në Samitin për Ukrainën
Në ambientet e jashtme të Pallatit të Kongreseve, kryeministri Rama priti delegacionet që morën pjesë në Samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë këtë të mërkurë.
I pari që ka zbritur në tapetin e kuq është Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili pas shkëmbimit të duarve pati dhe një bisedë me shefin e qeverisë.
Më pas të dy liderët pritën së bashku të gjithë liderët pjesëmarrës nga Evropa Juglindore.
Në Samit morën pjesë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovici.
Samiti pati si qëllim solidaritetin e mëtejshëm të vendeve të Evropës Lindore, në mbështetje të Ukrainës dhe kundër agresionit rus.
Vendet pjesëmarrëse diskutuan ë se si mund të punojnë së bashku dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë duke mbështetur Ukrainën.
Kujtojmë se më herët mëngjesin e kësaj të mërkure u nënshkrua “Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”, nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.
Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.
Gjatë taimeve bilaterale, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dorëzoi Kryeministrit Rama Urdhrin e “Princit Jaroslav i Urti”, për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
- 18:32 Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme