VIDEO| Opozita s’merr fjalën në Kuvend, deputetët live nga Facebook-u i Berishës
Në momentin që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha doli në foltoren e Kuvendit për të marrë fjalën, nënkryetarja Ermonela Felaj ndërpreu seancën.
Berisha zgjodhi të hyjë live në faqen e tij në Facebook.
“Iku Xhaçka, iku investitorja strategjike,” – u shpreh Berisha, ndërsa Elisa Spiropali ngrinte dy gishta pas kryedemokratit dhe i bënte foto.
Fjalën më pas e mori Belind Këlliçi i cili tha se goditjen më të fortë Xhaçka e mori nga Felaj e cila nuk i dha mundësinë as të mbrohej.
Ai u shpreh se po flasin pa të drejtë fjale nga vendi i krimit, ku kryeministri Rama vjen, fyen dhe nuk i ndodh asgjë, ndërkohë që dy deputetë të opozitës janë të pezulluar sepse i dhanë kryeministrit përgjigjen që meriton.
Ndërsa Felaj u rikthye, gjithçka vazhdonte si normalisht dhe fjalën e mori Edmond Spaho.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike