VIDEO/ Pas Korçës, kryeministri Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Këto janë pamjet kur kryeministri Rama, pasi vizitoi Korçën, së bashku me investitorët e huaj, ka mbërritur po me helikopter në qytetin e Vlorës. Rama mbërriti në Vlorë me helikopter ushtarak, ndërsa investitorët me një helikopter privat. Helikopterët u ulën në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, ku e priti eskorta për të nisur më pas vizitën në Vlorë.
Rama mbërriti te godina e Sheshit të Flamurit, i shoqëruar nga ministrja Kumbaro. Mësohet se ai do të ndalet në projektin e qendrës multifunksionale që po ndërtohet në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ku do të ketë një takim me investitorët. Pas vizitës në zonën historike, ku pa edhe godinën e hebrenjve dhe rrugën e tyre, Rama u nis në drejtim të Orikumit.
Rama sqaroi këtë të hënë se udhëtimi me helikopter drejt Korçës dhe Vlorës nuk ka lidhje me bllokimin e aksit Librazhd–Prrenjas, por ishte planifikuar më parë. Sipas tij, qëllimi i fluturimit është të shoqërojë investitorët e huaj.
“Po me helikopter nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, dhe për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare! Ata vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre, ndërsa ne do të përdorim helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili, me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit, e në këtë rast i shërben edhe një pune të mirë”, shkruan Rama.
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024