VIDEO| Përmbytet sërish Vlora, uji “pushton” rrugët e qytetit
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Vlorës gjatë orëve të natës kanë shkaktuar përmbytje në disa prej rrugëve kryesore të qytetit. Situata më problematike është raportuar në rrugën Gjergj Araniti, rrugën Kosova pranë Universitetit të Vlorës, si dhe në zonën pranë Bibliotekës “Shefqet Musaraj”, ku ujërat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Deri tani, zonat e “Albenit” dhe “Rinisë” nuk kanë shfaqur problematika, megjithatë autoritetet lokale mbeten në gadishmëri. Intensiteti i reshjeve të shiut ka pësuar një rënie të lehtë, por meteorologët parashikojnë rikthim të reshjeve me intensitet të lartë në orët e ardhshme.
Shoferët dhe banorët e Vlorës këshillohen të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin zonat e përmbytura, pasi reshjet e mëtejshme mund të përkeqësojnë situatën aktuale.
Autoritetet janë në terren dhe po monitorojnë zhvillimet për të ndërhyrë në rast nevoje.
Problematikat e sotme vijnë 1 muaj nga përmbytjet që prekën qytetin, ku u dëmtuan dhjetëra biznese dhe banesa.
Sa i përket 352 familjeve të prekura, mbrojtja civile në bashkinë e qytetit ka dalë në përfundimin se vlera e dëmshpërblimit është 65 milionë lekë. Ndërsa për bizneset, ende nuk ka një tablo të qartë të vlerës së dëmeve.
LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)