VIDEO/ Qytetari-Berishës: Kilometri i fundit s’paska të sosur, përgjigjet kreu i PD-së
Në një bashkëbisedim online me qytetarët këtë të shtunë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet edhe mbi sloganin e protestave të opozitës “kilometri i fundit”, për rrëzimin e Edi Ramës dhe objektivin për një qeveri teknike.
Qytetari Liman Lama e pyeti kreun e PD-së: “Përshëndetje doktor, a mund të na thoni sa metra ka kilometri i fundit, se nuk paska të sosur?”
Në përgjigje, Berisha deklaroi se opozita ka si objektiv largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, të cilën ai e cilësoi si të domosdoshme për garantimin e zgjedhjeve të lira.
“Objektivi është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike. A janë hedhur bazat për këtë kërkesë? Po. Janë disa rezoluta, edhe e fundit që u miratua në Zagreb që insiston për qeveri teknike. Por në mënyrë të veçantë damkosja e zgjedhjeve si një proces ku u shua linja midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake fakton se me këtë regjim nuk ka zgjedhje dhe duhet një qeveri teknike, një qeveri për të bërë zgjedhje. Dhe këtë e kemi në dorë ne, kjo është në dorën tonë si opozitë, të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në realizimin e objektivit. Ky është kilometri i fundit. I lamë të gjitha mbrapa. Ju garantoj se jemi në rrugën e duhur. Së bashku, të pamposhtur, do ta çojmë Edi Ramën aty ku e meriton. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë të lodhshme dhe rraskapitëse, me sakrifica, ashtu siç e përshkroi edhe qytetari që tha: “Mora plumbin në këmbë, mora gazin në fytyrë”, e shumë të tjera me radhë. Të gjitha këto janë të vërteta. Nuk ka asgjë në botë që mund të na ndajë pa e arritur qëllimin tonë. Jemi në kilometrin e fundit dhe këtë kilometër do ta përshkojmë së bashku për të shpëtuar Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare nga një e keqe që vendi nuk e ka njohur, përveçse në kulmin e regjimit të Enver Hoxhës”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi gjithashtu se protestat e opozitës kanë pasur, sipas tij, efekt të dukshëm politik, duke e vendosur kryeministrin në presion ndërkombëtar.
“Unë mendoj se nuk duhet t’i shohim gjërat bardh e zi. Mund të organizohet më mirë protesta, por protestat kanë pasur efekt të jashtëzakonshëm. Ato bënë që Edi Rama të jetë në rrethin e kuq, të udhëtojë i ‘plagosur’ politikisht”, deklaroi Berisha.
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 20:57 Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon
- 20:49 AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
- 20:31 Bllokohet një dërgesë me ndihma për shqiptarët në Luginën e Preshevës, akuzohen autoritetet serbe
- 20:13 ‘Rilindja Urbane 2.0’ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Nuk duam fasada, kërkojmë decentralizim real
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE