Një incident i pazakontë ka ndodhur së fundmi në Shqipëri, ku një burrë është sulmuar dhe kafshuar në kokë nga një luan.
Ngjarja është filmuar dhe pamjet tregojnë momentin kur burri i afrohet luanit me qëllim për ta përkëdhelur, dyshohet për realizimin e një videoje për rrjetet sociale. Në një çast, luani reagoi duke i ngulur dhëmbët në zonën e qafës dhe kokës së burrit.
Luani ndodhej në ballkonin e një banese private. Fatmirësisht, ndërhyrja e menjëhershme e pronarit të kafshës, i cili goditi luanin për ta larguar, bëri të mundur që burri të shpëtojë pa marrë lëndime serioze.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
- “Kurti i izoluar ndërkombëtarisht”, Krisafi: Kosovës i duhet qeveri stabël
- Tarifat e SHBA, Trump: Kina po kërkon marrëveshje! Koreja e Jugut po negocion