VIDEO/ Shqiptarët në Greqi festojnë Ditën e Pavarësisë me flamuj kuq e zi dhe valle
Qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi festuan Ditën e Pavarësisë, 28 nëntorin 1912, me një tubim madhështor mbrëmjen e së premtes në sheshin historik të Athinës, “Syntagma”.
Me rastin e këtij eventi, qindra shqiptarë, shumë prej tyre me fëmijët e tyre, mbajtën flamuj kuq e zi dhe simbole tradicionale e historiko-patriotike, duke u mbledhur në sheshin kryesor të kryeqytetit grek.
Ata kërcyen valle popullore nën ritmet e muzikës tradicionale dhe festuan me gëzim.
“Kjo është dita, e njohur edhe si Dita e Flamurit, e cila përkujton pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Shqipëria e pavarur u shpall në Vlorë më 28 nëntor 1912,” shkruan gazeta “Protothema”.
Të pranishëm ishin me qindra vetë, mes tyre shumë fëmijë, të cilët kënduan dhe festuan pa shqetësime.
Kujtojmë se grumbullime të tilla nga diaspora shqiptare janë të zakonshme në kryeqytetet kryesore të shteteve të BE-së dhe jo vetëm, dhe shpesh kulmojnë me parada dhe shpalosjen e flamujve gjigandë kuqezi në qytete si Londër dhe Nju Jork.
Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 20:23 BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 20:15 Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi pranë historisë në Kupën e Botës
- 20:13 Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra
- 20:06 Krimea përballet me krizë karburanti dhe energjie, autoritetet ruse pranojnë përkeqësimin e situates
- 20:02 Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”