Video-skandali i Safet Gjicit, Berisha refuzon të komentojë: Nuk është faji im që…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të komentojë video skandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e Bashkisë Kukës.
Teksa mori pjesë në konferencën për diskutimin e projektligjit të PD për minimumin jetik, Berisha tha se sot nuk është momenti për të folur për një temë të tillë.
Ai nënvizoi se mund të flasë në një moment tjetër dhe i kërkoi mediave të fokusoheshin tek tema për të cilën ishin mbledhur.
“Nuk është faji im nëse për ju janë kaq atraktive temat erotike, por nuk kam ndërmend të komunikoj sot për to, njëherë tjetër po.
Kujtojmë se mesditën e 16 Qershorit 2023 u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit.
Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se kishte pasur një marrëdhënie intime.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë