VIDEO/ Të vjedhura në SHBA, Itali, Britani dhe Gjermani, sekuestrohen 4 makina luksoze
Policia e Tiranës ka sekuestruar katër automjete luksoze dhe ka proceduar penalisht dy shtetas, ndërsa dy të tjerë i ka shapllur në kërkim, në kuadër të operacionit “Stolen Line”.
Sipas policisë, është nisur procedimi penal ndaj shtetasit S. C., i cili dyshohet se ka trafikuar një automjet tip Jeep, me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
Po ashtu, procedim penal është nisur edhe ndaj shtetasit E. Ç., i cili dyshohet se ka trafikuar një automjet tip Range Rover, i cili rezulton i vjedhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasit E. J. dhe R. R. I pari dyshohet se ka trafikuar një automjet tip BMW, i vjedhur në Gjermani, ndërsa i dyti një automjet tip Seat Cupra, i vjedhur në Itali, të dy me qëllim shitjen në Shqipëri.
Katër automjetet e sekuestruara, me një vlerë totale rreth 200 mijë euro, janë marrë në cilësinë e provës materiale.
Për të gjitha këto raste dhe personat e dyshuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurori.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid