VIDEO/ Tensione në Kuvendin e Malit të Zi, shmanget përplasja fizike e Abazoviç

28 Nëntor 2023 | 09:32

Një incident ka ndodhur në Kuvendin e Malit të zi, ku ish-kryeministri shqiptar Dritan Abazoviç dhe deputeti Nikolla Zirojeviç janë përfshirë në një konflikt që për pak sa nuk ka përfunduar në përplasje fizike.

Sipas mediave vendase, ishin deputetët e tjerë ata që penguan që konflikti të mos përshkallëzohej.

“Po ju drejtohem juve, në këtë dhomë është një mjek, kështu që nëse nuk i besoni Jevto Erakoviqit dhe Nermin Abdiqit, ja ku është Çemani, ju lutemi të organizohemi dhe bëjmë që deputeti që na bërtet të pijë ‘bensedin’ dhe pastaj t’i jepet ‘strepsil’”, tha Zirojevic.

Pasi Abazovic i tha Zirojeviqit “kur të them unë do ta kujtosh gjithë jetën”, Zirojeviç e ftoi të largohej nga salla e kuvendit, duke nënkuptuar një konflikt të mundshëm fizik.

Seanca plenare vazhdoi sërish pas një pauze të shkurtër, pas qetësimit të situatës.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026