VIDEO/ Vatër e re zjarri në Delvinë, flakët përhapen me shpejtësi për shkak të erës

13 Gusht 2025 | 10:59

Pas zjarrit të madh që përfshiu Delvinën gjatë natës, një vatër e re zjarri është ndezur paraditen e kësaj të mërkure.

Flakët po djegin bimësi në një kodër shumë pranë zonave të banuara dhe po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë që po fryn në këtë momente.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe të papërshkueshëm.

Për shkak të situatës së krijuar nga zjarret në zonën e Delvinës, OSHKSH Qendror, strukturat rajonale, Spitali i Delvinës, NJVKSH Delvinë dhe qendrat shëndetësore të zonës ndodhen në gatishmëri të plotë për menaxhimin e çdo emergjence.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026