VIDEOLAJM/ Bie tupani për Ramazanin në podiumin e PD-së, nis protesta

20 Shkurt 2026 | 18:00

Me nisjen e muajit të Ramazanit, një nga periudhat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë në mbarë botën, të shumta janë qytetarë që mblidhen për të konsumuar iftarin sipas orarit të përcaktuar në kalendar.

Në kuadër të Ramazanit, edhe në podiumin që ka ngritur opozita është shfaqur një person i cili i bie tupanit siç ndodh zakonisht gjatë muajit të Ramazanit.

Ndërkohë protesta e opozitës ka nisur siç ishte planifikuar. Kjo është protesta e katërt kombëtare do të mbahet në ambientet e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë kundër qeverisë.

Misteri i madh mbetet kryengritja paqësore, siç e kanë konsideruar Berisha në çdo protestë, ndaj nuk ka zgjedhur që të nxjerrë detaje nga kjo protestë.

Tek pika organizative thuajse është i njëjti skenar, ku kemi ngritjen e një podiumi, i cili është me të njëjtin slogan si ajo e herës së kaluar. Të gjithë anëtarët që janë zgjedhur do të flasin në këtë podium dhe në fund do të jetë Sali Berisha ai që do e mbyllë fjalimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026

Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili...
19:30 | 07/07/2026