Vidhnin energjinë elektrike, arrestohet pronari në Shkodër, procedohen 8 banorë
Policia e Shkodrës ka arrestuar pronarin e një biznesi në të cilin u gjet një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu blutë e Shkodrës kanë proceduar penalisht dhe 8 banorë të Thethit në banesat e të cilëve u konstatuan linja për vjedhjen e energjisë.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin P. M., banues në Berdicë, Shkodër, për veprën penale “Vjedhja e nergjisë elektrike”, pasi në biznesin e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Gj., Gj. D., D. B., B. G., V. P. dhe P. Sh., të gjithë banues në Theth, Shkodër, për të njëjtën vepër penale, pasi në banesat/bizneset e tyre respektive janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike”, thueht në njoftimin e policisë.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid