Vidhninin motora në Korçë, përfundojnë në pranga dy 35-vjeçarët
Dy persona secili nga 35 vjeç janë arrestuar në Korçë në kuadër të operacionit “Repeat”. Njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim nga policia
Sipas informacioneve të policisë këta persona më datë 16.10.2024, kanë vjedhur motomjetin e 69-vjeçari, në fshatin Melçan, Korçë, ndërsa më datë 13.10.2024, kanë vjedhur motomjetin e një 16-vjeçari, në qytetin e Korçës.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Repeat”. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga autorët e dyshuar të 2 vjedhjeve, shtetasit:
- B., 35 vjeç dhe L. R., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 16.10.2024, kanë vjedhur motomjetin e 69-vjeçari, në fshatin Melçan, Korçë, ndërsa më datë 13.10.2024, kanë vjedhur motomjetin e një 16-vjeçari, në qytetin e Korçës.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi L. R. ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë, si i dyshuar për vjedhjen e disa motomjeteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)