Ish-zëvendës komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari tregoi në emisioni Review në Euronews Albania cilat janë vijat e konfliktit në hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Meçollari u shpreh se e vetmja mosmarrëveshje që ekziston sot mes vendit tonë dhe Greqisë për delimitimin e hapësirave detare është ulja e peshës së shkëmbinjve.
Sipas tij, të gjitha mosmarrëveshjet e tjera janë ezauruar në 2018, ku të dyja palët kanë rënë dakord që Shqipëria të ketë vijë bazë
“Në atë marrëveshje në 2018 janë dakordësuar teksti i marrëveshjes, që vija nuk do të jetë me distanca të barabarta por e korrektuar për ndarjen e drejtë. Ajo që nuk dimë është sa do të jetë distanca, por kjo nuk është dakordësuar. Delimitimi ka një procedurë me 3 hapa e përcaktuar në Hagë për rastin Ukrainë-Hungari. Në 2018 të dyja palët kanë rënë dakord që Shqipëria të ketë vijë bazë, në përcaktimin e vijës provizore do jetë 40 km katrorë më shumë për Shqipërinë. Që të shkojë në Hagë Shqipëria duhet të fitojë 40 km për dakordësinë dhe të shkojë në Hagë për pikat e tjera. Nëse e çojmë të gjithë çështjen në Hagë na rrëzohet 40 kilometërshi”, shpjegoi Meçollari.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mitsotakis në Tiranë: Optimist se me qeverinë shqiptare do gjejmë zgjidhje për detin
- Çështja e detit me Greqinë, juristi Alibali: Zgjidhja ideale, tribunali i Hamburgut