Prokuroria e përgjithshme pas marrjes së kërkesës është vënë në lëvizje dhe i është drejtuar me letër porosi drejtësisë greke. Ai rezultoi i dënuar nga drejtësia greke, por këtë fakt nuk e ka deklaruar në formularin e vetë-deklarimit.
Vijon mandatin kryebashkiaku i Kuçovës, Celibashi: S’ka shkak ligjor për shkarkim
Është marrë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vendimi për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, ai do të vazhdojë mandatin.
“Nuk ka një shkak ligjor që kryetarit të bashkisë Kuçovë ti ndërpritet mandati”,-tha Celibashi.
Në seancën e sotme krahas përfaqësuesit ligjor të kryebashkiakut, në seancë janë të pranishëm dhe përfaqësuesit ligjor të koalicionit Bashkë Fitojmë si dhe ish-kandidati Lefter Maliqi.
“Të rroj diktatori! Këtu nuk pyesin as për drejtësi e as për asgjë. Ua solli prokuroria e përgjithshme provën, ça do bëni? Kështu e edukon ti vajzën tënde dhe unë timen? Turp! Skandal! Bandida të shtetit. Po na bëni të gjithëve të largohemi nga vendi. Bandida të shtetit! Na rroftë që kemi mbaruar me 10 procedurë penale dhe kriminalistikë”,-tha Lefter Maliqi i revoltuar pas vendimit të marrë ndaj kryebashkiakut Hajdari.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme me një shkresë ku kërkonte verifikimin e pastërtisë së figurës së Hajdarit, i cili u zgjodh në 14 maj si kryebashkiak i Kuçovës.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren