Viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari shumica të rinj, mes tyre 12 fëmijë
Një aksident tragjik i ndodhur në perëndim të Bullgarisë i mori jetën 46 shtetasve të Maqedonisë së Veriut, shumica e të cilëve raportohet se janë shqiptarë.
Autobusi i agjencisë ‘Besa’, ku udhëtonin 52 persona është përplasur në barrikadat e autostradës e më pas është përfshirë nga flakët. Autobusi udhëtonte në të njëjtin itinerar me 4 autobusë të së njëjtës agjenci.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili ka shkuar menjëherë në Bullgari pas ngjarjes së rëndë tha për mediat vendase të gjitha viktimat e aksidentit janë të rinj me moshë nga 25-30 vjeç, mes të cilëve edhe fëmijë.
Kreu i qeverisë së RMV tha se ka besim te autoritetet bullgare dhe se nuk do të kërkojë hetim paralel.
“Ne u besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë në hetim. Tani gjëja më e rëndësishme është të shohim se si t’i ndihmojmë viktimat”, shtoi Zaev.
Mesazhe ngushëllimi pas ngjarjes së rëndë kanë ardhur nga krerët e politikës shqiptare si kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta apo ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës