Vinicius Jr shpallet futbollisti më i mirë i vitit 2024 nga FIFA

17 Dhjetor 2024 | 19:41

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Jr, është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2024 nga FIFA, duke fituar çmimin prestigjioz “The Best”. Ceremonia është mbajtur të martën në kuadër të edicionit të nëntë të çmimeve të FIFA-s.

Ylli brazilian, i cili nuk ia kishte arritur ta fitonte Topin e Artë 2024 – trofe që i ishte dhënë mesfushorit të Manchester City, Rodri, ka triumfuar në këtë garë për shkak të një sezoni të jashtëzakonshëm me Real Madridin.

Gjatë edicionit 2023-24, Vinicius Jr e ka ndihmuar skuadrën e tij të fitojë Champions League dhe La Ligën, duke u bërë lojtari i parë i Real Madridit që fiton këtë çmim që prej Luka Modric në vitin 2018.

PORTIERI MË I MIRË I VITIT

Emiliano Martinez i Aston Villas

FORMACIONI MË I MIRË I VITIT

Martinez; Karvahal, Rudiger, Dias, Saliba, Belingam, Rodri, Kros, Jamal, Haland, Vinicius Jr

TRAJNERI MË I MIRË I VITIT

Carlo Ancelotti

LOJTARI MË I MIRË I VITIT

Vinicius Jr

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026

“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit

Muzika pushtoi kalanë e Rozafës, ku nata e dytë e “Za Fest” mblodhi qindra artdashës nga Shkodra dhe qytete të tjera të vendit. Në një...
16:18 | 25/07/2026