“Vish këpucët e mia”, historia e romit që përmes dijes doli nga varfëria

9 Janar 2020 | 17:10

I lindur në Pukë, në një familje që i përket komunitetit rom, Ram Hadroji nisi betejat e para për të kapërcyer varfërinë përmes dijes.

Ai rrëfen për Euronews Albania se motivimi më i madh në jetë për të ka qenë e ëma dhe sfida e saj për të rritur 4 fëmijë të komunitetit rom mes shumë vështirësive.

“Në pallatin tim ishin të gjithë akademikë, intelektualë. Duke parë fëmijët e këtyre njerëzve të cilët kishin një jetë më të mirë se ne, për mua ky ishte motivim”, – thotë Ram.

Librat kanë qenë në çdo rast ngushëllim për 40-vjeçarin, pavarësisht përballjeve me mosbesimin e atyre që e rrethonin si dhe me vështirësitë ekonomike.

“Edukimi ka qenë prioritar që në moshë të vogël, sfida më e madhe. Sapo kisha fituar bursën për të studiuar në Britani. Lë Shqipërinë me 10 paund në xhep, për 3-4 muaj m’u desh të rri edhe pa bukë, të mos ha edhe për një javë të tërë, të fle edhe poshtë urës”, – rrëfen 40-vjeçari.

Ndonëse ja doli të shkollohet në Amerikë dhe Britani, duke marrë një diplomë prej Andrews University në fushën e Sociologjisë, në Shqipëri është përballur edhe me racizëm gjatë aplikimeve për punë.

“Mbaj mend që kam çuar CV në një kompani, më marrin të telefon brenda gjysmë ore që të shkoja. Në momentin që ajo zonja më pa tha: ti qenke rom dhe na prish imazhin e kompanisë”, – tregon Ram.

Rami, i kthyer në Shqipëri për të qenë një model për komunitetin e tij, ka krijuar edhe blogun bashkë me organizatën të titulluar “Vish këpucët e mia”. Ai së bashku me një grup vullnetarësh i vjen në ndihmë nxënësve të komunitetit rom, duke i dhënë përparësi atyre që kanë rezultate mbi 8.5.

Në vijimësi, Rami dëshiron të mbyllë edhe doktoraturën në Oxford, për të treguar diferencat mes dy komuniteteve, rom dhe atij egjiptian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026