“Vizita e kryeministrit Rama në Athinë”, Agalliu: Çast historik, ja përse
Anëtari i kryesisë së komunitetit shqiptar në Greqi, Skerdilajd Agalliu tha në një intervistë për Euronews Albania se vizita e kryeministrit Rama në Athinë, do të jetë një vizitë ndryshe nga ato që jemi mësuar të shikojmë.
Sipas tij është hera e parë që një kryeministër i Shqipërisë organizon takime vetëm me emigrantët shqiptar në Greqi, pasi më herët takime të tilla janë zhvilluar ose në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe, ose kanë qenë takime me socialistët në Greqi.
Megjithatë Agalliu shtoi se nuk ka asnjë informacion lidhur me propozimet që mund të bëhen në atë mbledhje dhe se nuk dihet ende agjenda e kryeministrit Rama.
“Së pari është hera e parë që do të vizitojë shtetin grek një kryeministër shqiptar në këtë formë, se më parë sa herë ka pasur një ngjarje të tillë ka qenë ose për marrëdhënie dypalëshe, ose takime të Edi Ramës me grupin e Partisë Socialiste në Greqi, pra është me të vërtetë një çast historik për komunitetet shqiptare në Greqi.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të propozohet, pasi nuk ka asnjë agjendë, ne dimë po aq sa është publikuar ,s e do të zhvillohet një takim i kryeministrit shqiptar me emigrantët në Athinë”,-tha Skerdilajd Agalliu.
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit