“Vizita, favor për Ramën”-Aktivistja e Forza Italia: Karta e fundit që përdor Meloni

4 Qershor 2024 | 21:28

Aktivistja e ‘Forza Italia’, Melisa Braci, është shprehur se vizita e kryeministres së vendit fqinj, Giorgia Meloni në Shqipëri gjatë ditës së nesërme, është një vizitë e paplanifikuar.

Komentet Braci i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Meloni po e përdor marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë si një kartë të fundit për zgjedhjet europiane.

Ajo po ashtu tha se vizita e Melonit në Shqipëri mund të jetë edhe një favor që kryeministrja italiane po i bën Edi Ramës, pasi sipas saj, të gjithë faktorët e ‘Fratelli D’Italia’ kanë miqësi dhe raporte biznesi në Shqipëri.

“Kjo po diskutohet nga partitë e majta në Itali. PD në Itali e quan si një biznes të madh mes qeverisë italiane dhe shqiptare marrëveshjen për emigrantët. Nga mediat quhet si një vizitë blic, ndryshe nga ajo që thuhet nga mediat e tjera në Shqipëri. Pra një vizitë e paprogramuar më parë. Kjo ndodh pasi u gjet një arsye që është kjo e ‘javës italiane’.

Por Meloni po vjen për të proklamuar një marrëveshje që është në favor vetëm të saj politik. Nuk janë të interesuar italianët nëse bie Rama nesër apo sot. Sa i përket Ramës, nuk është se përflitet Rama për marrëveshjes, por Meloni. I vetmi diskutim këtu është vetëm Meloni. Por kjo mund të jetë edhe një favor që Meloni i bën Ramës. Të gjithë faktorët e ‘Fratelli D’Italia’ kanë miqësi dhe raporte biznesi në Shqipëri.

Kështu që është një favor i ndërsjelltë kjo vizitë. Një kartë e fundit për zgjedhjet Europiane, pasi Meloni nuk mund të luajë me karta të tjera. Politika që mund të proklamojë është ajo e migrimit dhe kundër emigrimit. Do të shfaqet para italianëve si një mbrojtëse e italianëve”, tha Braci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026