Vizitat në spitale dhe operacionet u ulën gjatë vitit 2020, sipas INSTAT

20 Gusht 2021 | 14:25

Shqiptarët kryen 7.3 milionë vizita në spitalet e vendit gjatë vitit 2020, zbulojnë të dhënat e Institutit të Statistikave.

Sipas kësaj shifre, llogaritet se një person është vizituar mbi 2 herë në shërbimin parësor spitalor dhe çdo pacient mesatarisht ka qëndruar në spital 5 ditë.

Vizitat shënuan rënie krahasuar me një vit më parë, ashtu sikurse të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë zbulojnë se rënie pati dhe në ndërhyrjet kirurgjikale në spitale.

Viti 2020 shënoi gjithashtu një ulje të ndjeshme të operimeve nga 63 mijë për 2019-ën, në 46 mijë për vitin që lamë pas.

Për të njëjtën periudhë, rreth 200 mijë pacientë u shtruan në spitalet publike, të cilat kanë një kapacitet prej 8334 shtretërish.

Çdo shtrat u përdor nga rreth 24 pacientë të ndryshëm gjatë vitit dhe qëndroi i zënë për 124 ditë gjithsej.

Shqipëria ka 58 spitale, nga të cilët 42 janë publike dhe 16 private. Raporti është 2 spitale për 100 mijë banorë, ndërsa për çdo 1000 banorë janë 3.2 shtretër në dispozicion.

Vendi regjistron gjithashtu 413 qendra shëndetësore të ndara në 2037 ambulanca dhe 46 poliklinika të specializuara, shërbime që përdoren në masë nga mosha mbi 60 vjeç e popullatës.

Kujdesi për gruan dhe fëmijët

Gratë shqiptare u vizituan 212 mijë herë në konsultorin e gruas gjatë vitit që lamë pas, një rritje me 3% krahasuar me vitin 2019. Rreth 85% e vizitave u lidhën me kujdesin e grave shtatzëna.

Krahasuar me katër vitet e fundit, të dhënat e INSTAT tregojnë një rënie të vizitave gjinekologjike nga mbi 40 mijë në vetëm 30 mijë për vitin 2020.

Fëmijët bënë mesatarisht 2.8 vizita në konsultorët e tyre gjatë vitit, një rënie krahasuar me një vit më parë.

Vaksinimi tek fëmijët është në nivelin 97%, gjë që përmbush pragun kombëtar të vaksinimit në masën 95%.

Vaksinimi për Fruth-Rubeolë dhe Parotit ra nën këtë prag, duke shkuar në 91%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet fluksi në plazhin publik të Vlorës, pushueesit kërkojnë më shumë hapësira të lira

Me nisjen e sezonit turistik dhe temperaturat e larta të ditëve të fundit, qindra qytetarë në Vlorë po kalojnë pushimet në plazhin publik falas të...
17:53 | 20/06/2026

Rritet numri i vizitave dentare në verë, specialistët: Mos i neglizhoni dhëmbët e qumështit

Stina e verës ul vigjilencën për kujdesin oral, veçanërisht tek fëmijët. Këtë e konfirmojnë edhe specialistët, të cilët thonë se gjatë kësaj periudhe rritet numri...
17:32 | 20/06/2026

UNICEF: Emigracioni dhe lindshmëria e ulët ulin numrin e fëmijëve në Shqipëri

Në Shqipëri, numri i fëmijëve po bie, ndërsa investimet në arsim dhe mbrojtje sociale mbeten më të ulëta krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Këto...
17:33 | 19/06/2026