“Vjosa Osmani ka bërë shkelje të rënda kushtetuese”, Hoxha: Nuk e di nëse meriton të jetë presidente
I ftuar në Euronews Albania, me gazetaren Mirela Milori, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxha, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë për të rrëzuar dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ofron qartësi për të bërë një zgjedhje politike.
Sipas tij, dekreti tregon se Osmani ka shkelur Kushtetutën e Kosovës dhe, siç theksoi ai, është momenti që deputetët e Kuvendit të Kosovës të bëjnë më të mirën e mundshme.
“Edhe pse është ditur që brenda dy ditëve të fundit se do të ketë një proces politik ku Kurti do të ishte serioz për të pasur një dialog me partitë politike dhe për të zgjedhur një president, tani e shoh si një vendim që ofron qartësi për të bërë një zgjedhje politike.
Dekreti fillimisht ka treguar se Osmani ka shkelur Kushtetutën e Kosovës dhe është një nga shkeljet më të mëdha që ka kryer ndonjëherë ndonjë president në Republikën tonë.
Nuk mendoj se ka qenë një sjellje politike dhe demokratike. Kjo mund të ketë ndodhur që nga dita kur Osmani ka marrë një dekret të tillë dhe duket që gjykata na ka dhënë të drejtë. Duhet të shohim se cila do të jetë mundësia që politikisht të bëjmë më të mirën e mundshme”, u shpreh Hoxha.
I pyetur nga gazetarja Mirela Milori nëse mund të jetë sërish Osmani kandidate për presidente, Hoxha u shpreh se kjo çështje i përket partive politike në Kuvend.
“Nuk di. Kjo është një çështje që i përket partive politike në Kuvendin e Kosovës. Nuk mendoj se do të duhej ta meritonte. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë edhe kur është zgjedhur Osmani para pesë vitesh, dhe njerëzit kanë menduar se po keqintepretonim realiteti politik”, theksoi ai.
“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë
- 18:51 Rubio niset drejt Gjirit Persik teksa SHBA-ja synon vulosjen e kornizës me Iranin
- 18:45 OKB: Shqipëria përballet me sfidën e plakjes së popullsisë, rriten nevojat për kujdes ndaj të moshuarve
- 18:41 Protesta masive në Novi Sad, mijëra qytetarë kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Serbi
- 18:35 Lamine Yamal në histori, hyn në 10 golashënuesit më të rinj të Kupës së Botës
- 18:31 Sot dita e 23-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 18:11 BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave