Vjosa Osmani në Zvicër, mesazh për diasporën shqiptare

21 Maj 2025 | 18:27

Gjatë vizitës së saj në Pallatin Federal të Zvicrës, Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen për mirëpritjen nga delegacioni zviceran dhe pati një porosi për shqiptarët në diasporë.

Ajo ka thënë se Zvicra ka mbështetur Kosovën në ditët e saja më të vështira duke treguar kështu vlerën e solidaritetit.

“Fëmijët e atyre që dikur erdhën si refugjatë, tani janë doktorë, inxhinierë, artistë dhe ndërmarrje-marrës. Ata çdo ditë ndihmojnë prosperitetin e shtëpisë së tyre të re”, tha Osmani.

Ajo nuk la pa përmendur yllin e futbollit Xherdan Shaqiri, i cili sipas saj luajti rol kyç në Bazel dhe Zvicrën. Ndërkohë ajo dha një mesazh për shqiptarët në Zvicër.

Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të Këshillit Federal të Zvicrës, të udhëhequr nga presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutter, ndodhet për vizitë shtetërore në Zvicër.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026