OBSH: Rritet prevalenca e anemisë, 40% e fëmijëve të prekur

21 Maj 2025 | 16:46

Prevalenca e anemisë në nivel global ka ardhur në rritje në 10 vitet e fundit. Ekspertët e shëndetësisë botërore e cilësojnë aneminë një problem të rëndësishëm shëndetësor, që prek kryesisht fëmijët e vegjël, vajzat dhe gratë që në moshë riprodhimi si dhe shtatzënat dhe nënat pas lindjes.

Anemia ndikon në performancën shkollore për fëmijët  dhe produktivitetin në jetën e të rriturve, duke sjellë humbje ekonomike.

Të dhënat tregojnë se 40% e fëmijëve nën 5 vjec janë të prekur nga anemia, ndërkohë që shifra tek gratë e moshës 15–49 vjeç  është rritur nga 27.6%  që ishte në 2012 në 30.7% në 2023.

Tek gratë shtatzëna në nivel global, prevalenca  e anemisë është  35.5%

Tendencat rajonale në prevalencën e anemisë te gratë 15–49 vjeç tregojnë një rritje të lehtë në të gjitha rajonet e OBSH-së që nga viti 2012, përveç Rajonit të Paqësorit Perëndimor, ku ajo ka mbetur e pandryshuar.  

Rajoni i Azisë Juglindore ka shfaqur nivelet më të larta të anemisë që nga viti 2000, me pothuajse gjysmën e grave moshës 15–49 vjeç te prekura prej saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026