RMV pritet të nënshkruajë marrëveshje partneriteti strategjik me Britaninë
Maqedonia e Veriut pritet të bëhet vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nënshkruan marrëveshje për partneritetit strategjik me Britaninë e Madhe.
Marrëveshja në vlerë rreth 6 miliardë euro pritet të nënshkruhet të enjten në Londër nga një delegacion i Qeverisë maqedonase, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolovski.
Megjithatë, hollësitë e këtij partneriteti dhe kushtet sipas të cilave Maqedonia e Veriut do të marrë burimet financiare nga Britani, nuk janë bërë të ditura ende.
Autoritetet maqedonase dhe Londra e mohojnë se marrëveshja përfshin pranimin e emigrantëve në Maqedoni, të cilëve nuk u është pranuar azili në Britani.
“Është diçka që nuk na ka shkuar kurrë në mendje dhe askush nuk na e ka kërkuar”, u tha kryeministri Hristijan Mickoski anëtarëve të partisë së tij VMRO DPMNE në Shkup, të dielën.
Për të, marrëveshja është “historike”, sepse qasja në 6 miliardë euro kredi të favorshme, “do të sjellë një revolucion investimesh në vend, një cikël investimesh vërtet historik, që do të thotë punë, ndërtim, zhvillim”, tha Mickoski, duke përmendur ndërtimin e hekurudhave, autostradave, spitaleve dhe konvikteve studentore.
Ambasadori britanik në Shkup, Mattheë Laëson, gjithashtu mohoi spekulimet për dërgimin e emigrantëve në Maqedoni, duke theksuar se bashkëpunimi në këtë fushë do të lidhet me luftën kundër rrjeteve kriminale dhe shkëmbimin e informacionit të inteligjencës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë