‘Greqia t’i thërrasë mendjes, duhet klimë reciprociteti’, thotë ish-komandanti

18 Nëntor 2022 | 13:55

Prej 10 ditësh ekspertë të ndryshëm kanë ngritur shqetësimet për kërkimet për hidrokarbure që po kryen shteti grek në ujëra të kontestuara mes dy vendeve.

Vladimir Beja, ish-komandanti i Flotës Detare shqiptare, tha për Euronews Albania se arritja e një marrëveshjeje për detin me Greqinë kërkon klimë reciprociteti dhe miqësie nga shteti fqinj, që sipas tij mungon.

Për Bejën, ndarja e detit me Greqinë është lehtësisht e zgjidhshme, pasi në mes është zgjidhja historike.

“Fqinji jonë jugor është shumë i vështirë. Një marrëveshje kërkon kompromis, por edhe klimë reciprociteti dhe miqësie. Greqia është fqinji jonë më i vjetër, pres që Greqia t’i thërresë mendjes dhe të mos sillet me Shqipërinë me megalomani duke e parë si një shtet i brishtë. Duhet ta shohë Shqipërinë si një partner. Si ekspert këmbëngul se ndarja e detit me Greqinë është fare e thjeshtë dhe lehtësisht e zgjidhshme. Është zgjidhja historike, kemi 100 vjet që pala greke nuk ka asnjë notë për kufirin tonë dhe ne për ata dhe të dalësh pas 100 vjetësh që ne s’paskemi pasur kufi me Greqinë kjo është një alibi e shëmtuar”, tha Beja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026