Vladimir Klitschko mund të rikthehet në ring pas 8 vitesh
Ish-boksieri i njohur Vladimir Klitschko mund të rikthehet sërish në ring, tetë vite pasi u tërhoq zyrtarisht. Emri i tij është përmendur nga Ngannou, i cili e ka ftuar ukrainasin në duel.
Të lësh pensionin në gjysmë dhe të rikthehesh në ring, vite pasi ke dhënë gjithçka, po kthehet tashmë në modë për boksierët në mbarë botën. Duket se i radhës që do ta hedhë këtë hap është Vladimir Klitschko. Ukrainasi i dha fund sportit aktiv në vitin 2017, kur u mposht nga Anthony Joshua dhe vendosi të largohej përfundimisht. Ashtu si më herët kanë bërë personalitete të tjera të njohura të këtij sporti, mes tyre Mike Tyson apo Tyson Fury, edhe Klitschko mund të rikthehet në ring për të boksuar.
Ka qenë Francis Ngannou ai që ka përmendur emrin e kampionit ukrainas, të cilin e ka ftuar për duel dhe shpreson që ky i fundit ta pranojë sfidën, në atë që mund të konsiderohet padyshim një nga duelet klasike të dekadës. Ish-kampioni i peshave të rënda në UFC, aktualisht boksier, deklaroi se Klitschko është një opsion për të dhe e ka sfiduar 48-vjeçarin, nga i cili pret një përgjigje pozitive.
Paratë nuk janë një problem dhe janë vënë në dispozicion për ta joshur Klitschkon. Sigurisht, nëse dueli arrihet, ai do të mbahet në Arabinë Saudite. Në vitin 2017, Klitschko zhvilloi duelin e tij të fundit në boksin botëror, por nëse dëshira dhe forma fizike janë në kushtet optimale, nuk do të ishte çudi që në muajt në vijim të konfirmohej kjo përballje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zelensky flet për marrëveshjen me Trump: Fillimi i një suksesi të madh
- Çfarë përfshin marrëveshja Trump-Zelensky, pse SHBA i do me çdo kusht mineralet
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 12:40 Rama liston mësimet nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët