Vlen 208 mld $| CEO i Louis Vuitton kalon Musk në listën e më të pasurve të Forbes

26 Janar 2024 | 22:20

Francezi Bernard Arnault, president dhe CEO i kompanisë globale të mallrave luksoze LVMH (Louis Vuitton Moet Hennessy) është personi më i pasur në botë, pasi mori vendin e parë nga sipërmarrësi amerikan Elon Musk, sipas revistës Forbes.

Sipas Forbes, pasuria e Arnos është rritur me 23.6 miliardë dollarë dhe aktualisht vlerësohet në 207.8 miliardë dollarë.

Elon Musk ra në vendin e dytë me kompanitë e tij Tesla dhe SpaceX duke e ndihmuar atë të arrijë një vlerë neto prej 204.5 miliardë dollarësh.

Lajmi vjen pasi kompania e Musk, Tesla, ra 13 për qind të enjten, duke bërë që biznesmeni amerikan të humbasë më shumë se 18 miliardë dollarë në vlerë neto.

Ndërkohë, aksionet e LVMH janë rritur me mbi 13 për qind sot pas lajmeve për shitje të forta. Kapitalizimi i tregut të LVMH arriti në 388.8 miliardë dollarë, krahasuar me kapitalizimin e tregut të Tesla prej 586.14 miliardë dollarësh. Arno ka pesë fëmijë dhe të gjithë punojnë në LVMH.

Ai së fundi emëroi dy nga djemtë e tij në bordin e LVMH së bashku me dy fëmijë të tjerë që ishin tashmë në bord në një përpjekje për të siguruar kontroll afatgjatë të familjes, sipas Forbes.

Sipas listës së Forbes, në vendin e tretë është themeluesi i korporatës amerikane Amazon Jeff Bezos me 181.7 miliardë dollarë, i ndjekur nga një nga krijuesit e korporatës Oracle Larry Ellison 142.5 miliardë dhe kreu i korporatës amerikane Meta Mark Zuckerberg me 139.8. miliardë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu solidaritet për popullin venezuelian të enjten pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën vendin gjatë natës. “Shprehim solidaritetin...
10:17 | 25/06/2026

Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës

Zëvendëskryetari i partisë Yabloko të Rusisë, Maxim Kruglov u dënua me 7 vite burg të mërkurën për përhapjen të gënjeshtrave rreth ushtrisë ruse. Kruglov u arrestua në...
10:17 | 25/06/2026

Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonisë u zotuan të forcojnë shtyllën evropiane të NATO-s përpara një takimi të mërkurën midis shefit...
10:09 | 25/06/2026