Vlerësim për Armando Brojën? Ja çfarë mendon Gianni de Biasi
Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni De Biasi ishte këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania ku ndër të tjerat tregoi mendimin e tij për një nga futbollistët më të përfolur të kombëtares siç është Armando Broja.
De Biasi tha se Brojën ai e njeh vetëm në fushë nuk e njeh si njeri, por theksoi se në ndërtimin e një skuadre të mirë duhet të bësh bashkë persona të cilët përveçse dinë të luajnë mirë futboll dinë të vënë para interesave të tyre vetjake, interesat e skuadrës.
“Armando Brojën e njoh në fushë, nuk e njoh si person. Kur ndërtova skuadrën fola me të gjithë lojtarët dhe mbi të gjitha u përpoqa të kuptoja se çfarë ideshë kishin ndër mend dhe doja të dëgjoja se si ishin si njerëz pasi kur formon një grup duhet të bësh një grup personash të cilët dinë të luajnë futboll, por që edhe duhet të mendojnë që të vënë interesat e skuadrës, interesat e vendit përpara interesave personale.
Nëse unë marr lojtarë që nuk luajnë apo rrinë gjatë gjithë kohës në stol dhe rrinë sikur të ishin në një varrim, atëherë ky nuk është ambienti i duhur. Mua nuk më pëlqen ti lë lojtarët jashtë, por ka një moment për të gjithë. Të gjithë kanë një moment ku mund të japin kontributin e tyre. Kjo është rruga që duhet ndjekur nëse do të krijosh një skuadër të fortë”,-tha de Biasi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ish trajneri De Biasi: I sigurt që Shqipëria do të arrijë Europianin 2024
- Shqipëria në “Euro 2024”, De Biasi zbulon arsyet: Sylvinho, i ri, por di të punojë
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin