Vlora pa sinjalistikë prej 27 vitesh, mbi 195 aksidente në 3 vite
Qyteti i Vlorës, edhe pse një ndër më të mëdhenjtë në territorin shqiptar, vuan mungesën e infrastrukturës dhe për më tepër edhe sinjalistikën rrugore, kryesisht semaforët.
Mungesa e tyre ka sjellë si pasojë rritjen e aksidenteve rrugore, një pjesë e tyre me pasoja në njerëz. Qytetarët që ecin çdo ditë në rrugët e qytetit ngrenë shqetësimin për mosrespektimin e rregullave dhe mungesës së sinjalistikës.
“Nuk ndihemi 100% të sigurt, rruga ekzistuese si ka qenë me këtë që është bërë, është shumë e ngushtë dhe në një segment rruge që është dy-kalimshe s’mund të ketë një funksion të lirshëm për një emergjencë, ambulancë apo zjarrfikëse. Këtu janë njerëzit të pavëmendshëm, duhet të matesh mirë që të kalosh te vijat e bardha apo në rrethrrotullime sepse rregullat nuk respektohen nga një pjesë e madhe e drejtuesve të automjeteve,” – u shpreh një qytetar.
“Sinjalistika e Vlorës, duke parë që dhe qyteti po shkon drejt zhvillimit turistik, e kërkon në mënyre imediate që të vendosen semaforë. Këto tregojnë shkallën e vjetër të sistemit të urbanizimit. Me sa mbaj mend ky semafor ka qenë i vendosur këtu që prej viteve 1994-1995. Nuk e mbaj mend të kenë qenë funksional,” – tregoi një tjetër zotëri.
Policia rrugore në shifrat e siguruara nga Euronews Albania thekson se gjate 3 viteve të fundit, në Vlorë janë regjistruar 195 aksidente. Por akset më problematike janë në rrethinat e qytetit, si aksi rrugor Panaja-Levan dhe aksi rrugor Kotë-Kuç. Por aksidentet nuk janë të pakta as brenda qytetit. Një administrator autoshkolle tregon shkaqet e aksidenteve, duke theksuar se prej 27 vitesh në Vlorë nuk ekzistojnë semaforët.
“Unë drejtoj një autoshkollë prej 20 vitesh. Kërkoj mbështetjen e qytetarëve dhe gazetarëve për këtë problem sepse siguria rrugore nuk është në nivelin që kërkohet. Për shembull, lagjja “15 Tetori” ku unë banoj është komplet jashtë të gjitha kushteve. Sa herë kryhen punime rrugët shkatërrohen, nuk ka as trotuar ku të lëvizin këmbësorët.Me fund Bashkia e mbylli këtë rrugë dhe i gjithë trafiku kalon nga “rruga e Spitalit”, në behar aty është një katastrofë. Unë nuk e kuptoj cili autoritet e ka këtë të drejtë që të bllokojë një rrugë 100-vjeçare dhe ta kthejë në rrugë qorre,” – u shpreh Haziz Veizi.
Shkaqet kryesore të aksidenteve lidhen me disa faktorë. Kryesore është shpejtësia e lartë, parakalimet e gabuara dhe pozicionimet e gabuara në karrexhatë. Bashkia e Vlorës ka nisur nga puna, për të sjellë një plan orientimi dhe lëvizshmërie ndryshe brenda në qytet, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve