Eksperti: 12% e shqiptarëve shkelës të sinjalistikës rrugore, thirrja për Veliajn
Eksperti rrugor Gëzim Hoxha tha se në vendin tonë 8 deri në 12% të qytetarëve janë shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ka bërë një thirrje për kryebashkiakun Erion Veliaj duke thënë se zonën Vasil Shanto duhet ta bëjë parkim rezidencial, pasi krijohet shumë trafik i automjeteve.
Gjithashtu, ai theksoi se duhet që edhe policia bashkiake të vihet në lëvizje e të vendosë gjoba aty ku ka shkelje.
“Po të shohim, 8 deri në 12% të qytetarëve në Shqipëri janë shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor. Ne, pjesa tjetër që jemi të rregullt, pse duhet të vuajmë gjynahun e atyre?! Ata le të gjobiten. Kam një thirrje për Veliajn, që zonën këtu te Vasil Shanto ta bëjë zonë parkimi rezidencial, se këtu vjen e gjithë Shqipëria pi kafe. E votuam Veliajn, prandaj duhet ta bëjë këtë. Ai duhet të vërë në lëvizje policinë bashkiake për të gjobitur personat që u bllokojnë hapësirën personave që jetojnë në Tiranë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Eksperti: Gjobat janë shumë të ulëta, duhet bërë 150 mijë lekë për parkimin
- Ndihmoi Rexhën të largohej, Ervis Kurtit i komunikohet arresti. Zbardhen akuzat
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa