Vlorë| 240 peshkatarë pa kushte, anijet po ndryshken, rrezikojnë falimentimin

14 Shkurt 2024 | 17:05

Në Triportin e Vlorës operojnë afro 240 peshkatarë, të cilët çdo ditë dalin në det me shpresën se grepat dhe rrjetat do të kenë bollëk. Ajo që i shqetëson ata në punën e përditshme, janë kushtet dhe infrastruktura në portin e peshkimit. Afro 80 anije peshkimi me dhjetra kapitenë dhe peshkatarë që ankorohen në Triport nuk trajtohen në mënyrën e duhur nga institucionet përkatëse. Gjendja ku ata ndodhen mund ti çojë drejt falimentimit.

“Ne në rradhë të parë na mungon që porti, korenti, uji. I shikon këto anijet si janë bërë, katrahur, s’ka ujë ti lash”, tha njw prej tw pyeturve.

Ata thonë se paguajnë të gjitha detyrimet ndaj shtetit, por ky i fundit i ka lënë në harresë.

“Licesën e pagojmë, detyrimet ja pagojmë, taksën ja pagojmë, naftë nuk marrin anijet e vogla, e blejmë atje. Ja ke drita? Ke ujë? Vemi mbushim te pusi. Prej sa vitesh ka kjo situatë kështu? Tërë jetën kështu”, tha ai.

Mbi shqetësimet e tyre janë prononcuar edhe përgjegjës të sektorit të peshkimit në qytetin e Vlorës, të cilët e pohojnë të vërtetën e peshkatarëve dhe flasin për një planprojekt, i cili pritet të ndryshojë situatën në sektorin e peshkimit.

“Niveli i peshkimit në Vlorë është i organizuar me mjete primitive, grepa, trata të cilat i përdorin anijet, kushtet janë shumë të  vështira, kjo krijon problematika”, tha ai.

“Tani ka filluar një plan për sistemimin e triportit, ku do të akostohen të gjitha mjetet e peshkimit, në procesin fillestar të investimit”, shtoi ai.

Peshkimi është një nga industritë bazë për qytetin bregdetar, rëndësia e të cilit po zhvlerësohet çdo vit e më shumë. Në këtë sektor jetik për qytetin, kulinarinë dhe sektorin e turizmit, mungojnë kushtet elementare të punës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026