Vlorë| Balla viziton në spital vajzën e përdhunuar: Pandëshkueshmëria do marrë fund
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vizituar këtë të mërkurë 26-vjeçaren në Vlorë e cila u drogua dhe përdhunua mbrëmjen e të shtunës nga tre persona.
Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se pandëshkueshmëria do të marrë fund duke theksuar se është në Vlorë për t’i dhënë mbështetje viktimës që ka rënë pre e abuzimit seksual dhe familjarëve të saj.
Balla ka bërë apel që qytetarët dhe gazetarët të kenë besim te drejtësia deri sa të zbardhet çështja.
“Bashkë me Drejtoreshën e Spitalit Rajonal të Vlorës dhe me Drejtorin Vendor të Policisë kemi vizituar pranë ambienteve të spitalit një vajzë, që dyshohet se ka rënë pre e dhunës dhe përdorimit të lëndëve narkotike.
Këtu është momenti për të kujtuar se çdo lloj përdorimi i lëndës narkotike, jo vetëm që rrezikon jetën, sepse vajza ka ardhur këtu në gjendje të rënduar shëndetësore, por natyrshëm që mjekët po vazhdojnë veprimet e tyre për të vlerësuar dhe dhunë seksuale.
Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo vajzë, çdo motër të vendit tonë nga çdo formë dhune mbi bazë gjinore apo forma të dhunës seksuale.
Ne, për të, do të ofrojmë gjithë mbështetjen ligjore duke ofruar asistencën ligjore përmes instrumenteve që ka Ministria e Drejtësisë.
Jam i informuar gjatë një takimi që kam patur me Drejtorin, për të gjitha veprimet që ka kryer Policia e Shtetit, nga momenti i parë i konstatimit e deri më sot e natyrshëm pjesa që i takon edhe veprimeve të Prokurorisë së Vlorës, e cila është, nga ky moment që po flasim, janë ata që do të drejtojnë gjitha hetimet. Janë ata që do të dalin me vlerësimet.
Apeli im është që të kryhet një hetim i plotë, i paanshëm dhe i pandikuar. Çdo viktimë e dhunës me bazë gjinore apo dhunës seksuale dua të garantoj që do të merret nga ne në mbrojtje. Për të garantuar edhe ri-integrimin në shoqëri, kam pasur një bisedë shumë të mirë me vajzën. Dhe mezi pres që ajo t’i rikthehet jetës së vet normale. Përkujdesja ime personale dhe e gjithë miqve të tjerë, edhe e Kryetarit të bashkisë Vlorë, do të jetë sa më e plotë”, tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin