Vlorë/ Posedonin kanabis për ta shitur në zonat turistike, 4 të arrestuar

25 Korrik 2025 | 15:18

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Sarandë kanë kryer kontrolle në rrugë, banesa dhe ambiente të tjera publike dhe private në qytetin e Vlorës.

Si rezultat i kontrolleve, policia ka konstatuar lëndë narkotike kanabis që posedonin 4 persona në banesat e tyre, konkretisht në Vlorë, Qeparo dhe Sarandë. Këta të fundit  kishin për qëllim shitjen e lëndës narkotike në zona turistike.

Në përfundim policia ka vënë në pranga shtetasit me iniciale: A. Y., 44 vjeç, banues në Fier, N. A., 30 vjeç, banues në Qeparo, K. S., 31 vjeçe, banuese në fshatin Berdenesh, Sarandë dhe E. B., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë.

Materialet procedurale u referuan në Prokuroritë përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës...
11:25 | 24/07/2026

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols...
11:05 | 24/07/2026

Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria Gjirokastër këtë të premte ka mbyllur hetimet dhe kërkon 30 vite burgim për 69-vjeçarin, Thoma Masora i cili është autori i vrasjes së çiftit...
10:48 | 24/07/2026