VMRO-DPMNE dorëzon në Kuvend mocionin e mosbesimit për qeverinë

9 Nëntor 2021 | 10:25

Partia më e madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE i kishte dhënë ultimatum kryeministrit Zoran Zaev për dorëzimin e dorëheqjes, por mungesa e këtij veprimi shtyu opozitën që me 61 nënshkrime të deputetëve të fillojë nismën për shkarkim.

“Kjo qeveri ka revoltuar qytetarët dhe kjo u dëshmuan edhe në zgjedhjet e fundit. Vazhdimi i kësaj qeverie nënkupton edhe më tej thellimin e të gjitha problemeve të lartpërmendura. Qytetarët meritojnë një jetë më të mirë. Koha është që ndarjet dhe konfliktet të ndërpriten, koha është për ndryshime. Kjo qeveri dëshmoi se funksion përmes konflikteve. Nuk janë kujdesur as për shtetin e as për qytetarët. Larguan vendin nga Bashkimi Evropian”, ka theksuar nënkryetari i VMRO-së, Aleksandar Nikollovski.

Nga ana tjetër, edhe pse vetë Zaev premtoi dorëheqje shkroi se shkarkimi i tij rrezikon bashkëjetesën, marrëdhëniet me fqinjët dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut.

Pas njoftimit të VMRO-së për mocion mosbesimi ndaj qeverisë, Zoran Zaev ka theksuar se mocioni është më shumë dëshirë e opozitës dhe se sipas tij, nuk përkon me realitetin.

“Për shkak të dëshirës për pushtet janë të gatshëm që shtetin ta dërgojnë në humbje, ndërsa populli të vuajë. Këto ditë jemi dëshmitarë të cenimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes së Ohrit, shoqërisë së përbashkët dhe të barabartë, paqes së brendshme të qytetarëve dhe të raporteve të mira me fqinjët. Por, ky vend nuk ka popullin, qytetarët, demokratët, luftëtarët, politikanët dhe partitë e veta që nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të kapin dhe të shkatërrojnë përsëri vendin”, ka shkruar Zaev.

Të enjten është caktuar seanca për votimin e mocionit të mosbesimit. Për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, opozitës do t’i duhen 61 vota të deputetëve nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026