VMRO-DPMNE ‘formon shumicë të re parlamentare’

5 Nëntor 2021 | 20:30

Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski duket se ka arritur të formojë një shumicë të re parlamentare.

Një zhvillim i tillë vjen pas fitores në zgjedhjet lokale dhe dorëheqjes së kryeministrit, Zoran Zaev.

Njoftimin ai e ka bërë përmes një postimi në Facebook dhe pjesë e koalicionit të ri janë forcat shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe Lëvizja Besa, e cila deri tani ka qenë pjesë e koalicionit me LSDM e Zaev.

“Një e ardhme e re po vjen. Sfida të vështira na presin. Kemi një shumicë të re parlamentar”, shprehet ai.

Kjo shumicë e re parlamentare pritet që të testohet në Parlament nëse do të arrijnë të rrëzojnë qeverinë aktuale përmes një mocioni mosbesimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026