VMRO-DPMNE shpall fitoren në shumicën e komunave në RMV

31 Tetor 2021 | 21:38

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka shpallur fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë për zgjedhjet lokale që u mbajt të dielën në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave nga selia e kësaj partie, Shkupi është fituar nga kandidatja e pavarur, Danella Arsovska, që kishte mbështetjen e VMRO DPMNE-së dhe të opozitës shqiptare.

“Pjesëmarrja masive ishte përgjigja ndaj fushatës së zezë të qeverisë ditën e diel. Një ditë e trishtë për qeverinë jodemokratike të (kryeministrit, Zoran) Zaev, një ditë e fortë për vullnetin e popullit që vendosi për ndryshim dhe një të ardhme të re”, tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE-ja.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) e ka vlerësuar procesin zgjedhor për balotazhin në Maqedoninë e Veriut demokratik dhe të qetë.

“Vlerësoj se të dielën kishim proces zgjedhor demokratik, të qetë dhe disa probleme të vogla të izoluara që nuk ndikuan në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Pra, zgjedhjet konsideroj se ishin të suksesshme”, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Alekandar Dashtevski.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026