Vocaj: Makinat e braktisura prej vitesh do konfiskohen për skrap nga Bashkia
Makinat e parkuara për një kohë të gjatë duhet të hiqen, ndryshe do te konfiskohen nga policia bashkiake.
Ka qytetarë të cilët mund të jenë larguar jashtë vendit ose për arsye të tjera, dhe i kanë lënë makinat në rruge apo në mjedise të caktuara për një kohë të gjatë, disa muaj apo edhe vit…
Por tashmë kanë vetëm 1 muaj afat për t’i hequr këto mjete, ndryshe do të konfiskohen nga policia bashkiake.
Gentjan Vocaj, përgjegjës i qarkullimit në policinë bashkiake tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se makinat e braktisura prej vitesh do konfiskohen për skrap nga Bashkia e Tiranës.
“Policia bashkiake ka pasur një problem të madh që nuk kemi pasur një pikë bllokimi për mjetet e konfiskuara, ndaj kemi qenë të detyruar t’i parkojmë para oborrit të policisë rrugore. Me hapjen e pikës së bllokimit në Farkë shumë shpejt na jepet mundësia të fillojmë një aksion pastrimi në gjithë qytetin ku të gjitha mjetet që janë braktisur nga qytetarët, nëse nuk lëvizen, do konfiskohen dhe pas një periudhe 3 mujore do shiten për skrap”, tha Vocaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë