Vodafone Albania e Kryqi i Kuq, krevate të specializuara Pediatrisë së Sarandës

4 Prill 2022 | 18:56

Fondacioni Vodafone Albania i vjen në ndihmë Spitalit Pediatrik të Sarandës, përmes dhurimit të shtretërve pediatrikë. Donacioni me vlerë 15,000 euro u dorëzua nga Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki. Mbështetës në këtë nismë ishte edhe Kryqi i Kuq Shqiptar.

Në 20 vitet e operimit në treg, Vodafone Albania, si kompania më e madhe e telekomunikacionit dhe teknologjisë në Shqipëri, përveç investimeve në sektorin e telekomunikacionit, përmes Fondacionit Vodafone Albania, i ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe politikave sociale për kujdesin shëndetësor dhe emergjencat civile.  

Në këtë kuadër nga Fondacioni Vodafone Albania, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, u mundësua pajisja me krevate të specializuara të Spitalit Pediatrik të Sarandës.

Ky donacion, që kap vlerën e 15,000 eurove, u dorëzua nga Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki dhe Presidenti i Kryqit të Kuq, Ylli Allushi, në Spitalin Pediatrik të Sarandës, ku u mirëpritën nga drejtori Arjan Kalcuni dhe personeli mjekësor.

CEO e Vodafone Albania,  znj. Stathaki shprehu kënaqësinë që ndjen jo vetëm si drejtuese e kompanisë por edhe si nëna e një djali të vogël, kur bëhet e mundur një mbështetje kaq e domosdoshme për shëndetin e fëmijëve.

“Nuk do të ndalojmë këtu. Fondacioni Vodafone Albania do të vazhdojë të ndërmarrë të tjera nisma mbështetëse, ashtu siç ka bërë në gjithë këto vite, duke u ardhur në ndihmë komuniteteve.  Ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonë, përmes ofrimit të mundësive të pafundme që na ofron teknologjia, për mirëqenien e shëndetin e njerëzve, duke pasur pa diskutim në fokus fëmijët. Falënderojmë Kryqin e Kuq që na u bashkua në këtë iniciativë për Spitalin Pediatrik të Sarandës.”

Vodafone Albania dhe fondacioni i saj, kanë një histori të gjatë kontributi shoqëror në vend. Mision që do të vijojë gjithmonë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë emergjencave civile e politikave sociale.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026