Vodhën tre banesa dhe një makinë. Arrestohet një person, në kërkim dy bashkautorët
Një person është arrestuar ndërsa dy janë shpallur në kërkim në Vlorë. Këta persona dyshohet se kanë kryer vjedhje në tre banesa të ndryshme si dhe kanë vjedhur një automjet.
Tre vjedhjet janë dokumentuar në në fshatin Fitore, Novoselë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në orët e para të mëngjesit të datës 17.03.2025, kanë vjedhur në dy banesa të shtetasve që aktualisht jetojnë jashtë vendit, si dhe në banesën e një shtetasi tjetër, nga ku kanë marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”, i cili është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë policia ka njoftuar se po vijojnë hetimet për raste të tjera ku ata mund të jenë të përfshirë.
“Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më herët, dhe falë veprimeve të mirëorganizuara hetimore të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur dokumentimi i tre rasteve të vjedhjes, në fshatin Fitore, Novoselë, ndalimi me iniciativë i njërit prej autorëve të dyshuar, si dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, konkretisht:
U ndalua shtetasi: E. B., 31 vjeç, banues në Fitore.
Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit: G. S., 28 vjeç, dhe M. Z., 30 vjeç, banues në Fitore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore”-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 17:19 Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti