Vodhi 23 mijë euro në banesën në Fier, arrestohet 48-vjeçari

7 Shtator 2023 | 14:19

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi rezulton autor i vjedhjes së një shume prej 23 mijë euro në një banesë në qytetin e Fierit.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe vajza e tij, shtetasja M.L., 22 vjeçe, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 48-vjeçarin, për të kryer këtë vjedhje.

Gjatë kontrolleve në banesën e 48-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 8100 euro të dyshuara nga shuma e vjedhur në banesën e shtetasit V. M.

Zbardhja e vjedhjes vjen pas një ngjarjeje tjetër të zbuluar ditën e djeshme nga policia.

Policia në të cilën u grabit shuma e parave është, banesa e 61-vjeçarit të arrestuar të mërkurën, pasi në oborrin e banesës iu gjetën 3 pistoleta, 1 pushkë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale në ngarkim të 48 vjeçarit dhe vajzës së tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026