Vonesa në printimin e aboneve krijon radhë të gjata, thotë kreu i shoqatës
“Radhët e gjata për të blerë abone krijohen pasi ato dalin në treg vetëm në ditët e fundit të muajit”.
Kështu deklaroi, kreu i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Mema, i cili nënvizoi se nga ana e linjave të transportit është kërkuar që abonetë të printohen më herët e data 25 e muajit.
“Kemi kërkuar që të printohet që më datën25 ose edhe më herët. Kërkesa dhe ankesa është bërë pranë Bashkisë dhe Tatimeve. Kësaj here janë printuar shumë vonë, në fund të muajit”, u shpreh ai.
Ai sqaroi se numrin e aboneve që dalin për një linjë në muaj e përcakton bashkia. “Nëse mbarojnë abonetë për një muaj të caktuar nuk prodhohet më. Qytetarët duhet të presin muajin tjetër”, tha ai.
Z. Mema nënvizoi se linjat e transportit nuk marrin asnjë subvencion për abonetë e studentit, abonetë e përgjithshme, për biletën e pajimit mujor edhe për personat me aftësi ndryshe.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës